11:28 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Samir Ujkani transferohet në Turqi

Samir Ujkani ka përfunduar kontratën me skuadrën italiane, Cremonese.

Portieri i Kosovës megjithatë menjëherë do të aktivizohet me skuadrën e re, shkruan indeksonline.

30 vjeçari ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Superliga turke, Rizespor.

Transferimi u konfirmua edhe nga mediat italiane dhe ato turke.

Ujkani te skuadra e re do të gjej sulmuesin e Kosovës, Vedat Muqriqi. /IndeksOnline/