21:53 / E Martë, 21 Gusht 2018

Selimi tregon a është intervistuar nga Blakaj për fryrjen e listave të veteranëve

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi ka folur  për çështjen e “veteranëve të rrejshëm” që po hetohet nga Prokuroria e Shtetit.

Ai ka lëvduar punën e Prokurorit Elez Blakaj, që u dorëheq pa çuar në gjykatë aktakuzën për të dyshuarit për mashtrim me këto lista.

I pyetur nëse është intervistuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr që ka hetuar listat e veteranëve ai ka mohor të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Jo, jo as nuk me ka pyet kush për këtë rast dhe nuk është interesuar kush për këtë çështje”, tha ai përmes telefonit nga burgu i Dubravës.