15:04 / E Enjte, 17 Maj 2018

Serbët protestojnë kundër pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Sofjes (Foto)

Para Qendrës e Kulturës në Sofje, janë parë hiq më pak se pesë serbë, të cilat kanë protestuar kundër pranisë së delegacionit kosovarë, që është duke marrë pjesë në Samitin e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje.

Ata mezi kanë mbajtur në duar një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe mbishkrime tjera kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s, shkruan Indeksonline.

Edhe mediat në Beograd janë alarmuar sot, pas pjesëmarrjes së Kosovës në këtë Samit. Atje është raportuar se me pjesëmarrjen në Samit, Kosova po trajtohet si shtet./Indeksonline/