12:06 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018

Sërish kanabis ‘Made in Albania’ në Itali, prangoset i riu shqiptar

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar gjatë natës në Bolonja, Itali. Siç shkruajnë mediat italiane, droga prej 105 kilogramësh kanabis sativa shqiptar është gjetur në një makinë që drejtohej nga një 35-vjeçar shqiptar.

I arrestuari është Rinard Xhaxhia, i cili është prangosur në ‘Sheshin Verdi’ në Bolonja. Policia italian i ishte vënë pas shqiptarit dhe e ka kapur atë me drogën e ngarkuar në makinë.

Ai mësohet se ishte një ndër furnizuesit kryesorë të zonës së Bolonjas.

Shqiptari duket se kishte vënë re policinë që po e ndiqte dhe kishte bërë disa manovra për ti shmangur. Në një moment, ai kishte hapur me telekomandë një makinë të parkuar në rrugën ‘Pizzardi’, ndërsa çelësat e një makine tjetër i kishte hedhur tutje.

Menjëherë policia ka organizuar operacionin blic, ku në makinë janë gjetur 105 kilogramë kanabis sativa.

Në shtëpi i është gjetur edhe sasia prej 5.400 eurosh kesh, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.

Temat: