17:15 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shaqiri dhe Xhaka titullar për Zvicrën në sfidën ndaj Islandës

Kombëtarja zvicerane do ta fillojë sot aventurën e re në kompeticionin më të ri nga UEFA, Liga e Kombeve.

Në kuadër të grupit të dytë në Ligën A, Zvicra do të jetë nikoqire e Islandës në St. Gallen.

Zvicra e shumë futbollistëve shqiptar do të synojë që sot të regjistrojë fitore, teksa në letër është favorit.

Pas një kampanje fantastike në Kampionatin Botëror, Xherdan Shaqiri me shokë synon sot një fillim të mbarë, transmeton IndeksOnline.

Për Shaqirin, kjo do të jetë paraqitja e 75-të me helvetikët, ndërsa Granit Xhaka është kapiten në ndeshjen e sotme.

Zvicër:

Islandë: Halldorsson, Sevarsson, Palsson, Ingason, Sigurdsson, Bjarnason, Sigurdsson, Sigurdarsson, Gislason, Bodvarsson, Skulason.

/IndeksOnline/

Temat: