16:01 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shefja e BE-së përshëndet marrëveshjen për demarkacionin, fton Vetëvendosjen dhe Listën Serbe ta votojnë

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka përgëzuar partitë politike për arritjen e konsensusit kombëtar për çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes kufitare me Malin e Zi.

Apostolova, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje edhe dy partive parlamentare, Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, që t’i bashkohen këtij hapi “kyç për demarkacionin”.

“Uroj të gjitha partitë dhe liderët e tyre për arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit kufitar me Malin e Zi. Hap kyç për liberalizimin e vizave. E vendos Kosovën dhe të rinjtë e saj në rend të parë. Ftoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe që po ashtu të përkrahin marrëveshjen që është për të gjithë në Kosovë”, ka thënë Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë.