09:27 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Sheqeri dhe kanceri: çfarë duhet të dini

Kanceri është përcaktuar si rritja e qelizave në një mënyrë të panatyrshme, anormale. Për këtë, ato kërkojnë energji dhe sheqeri siguron energjinë për metabolizmin e qelizave.

A është sheqeri i keq për ju kur keni kancer? Kur keni kancer, sheqeri nuk është i keq për ju, me kusht që ju të mos keni diabet mellitus dhe nuk jeni mbipeshë, transmeton Indeksonline.

Por po, qelizat e kancerit ushqehen me sheqer: qelizat e kancerit ushqehen me glukozë dhe acide yndyrore, të cilat shërbejnë si lëndë djegëse për metabolizmin e qelizave.

Nuk është në të vërtetë sheqeri që është i keq, është vëllimi i ngrënies që lidhet me obezitetin.

Teprica e sheqerit është e keqe për një pacient që ka diabet sepse ai ose ajo ka mungesë insuline dhe rezistencë ndaj insulinës. Prandaj, sheqeri që tejkalon nevojat metabolike, hyn në rrugët alternative të metabolizmit të qelizave dhe gjeneron substanca, të cilat mund të shkaktojnë dëme në organe dhe inde.

Nëse sheqeri nuk shkakton kancer, pse shqetësohemi për këtë? Pacientët e kancerit duhet të kontrollojnë marrjen e sheqerit vetëm nëse janë diabetikë ose të shëndoshë. Por po, sheqeri mund të shkaktojë trashje që mund të rrisë rrezikun e prekjes nga disa lloje të ndryshme të kancerit./Indeksonline/