12:25 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sheshi “Adem Jashari” përurohet nesër në ora 19:00

Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë do të përurohet nesër (e enjte) në orën 19:00.

Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media të Komunës së Prishtinës, ku ka folur edhe i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Punimet e këtij sheshi kanë filluar në mars të këtij viti dhe është planifikuar që të jetë në formë të shëtitores.

Sipas drejtorit të investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave,Gëzim Mehmeti, sanimi i këtij sheshi ka përfunduar 9 ditë para afatit kohor të paraparë./Indeksonline/