18:41 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / LB

Në kryeqytetin gjerman pritet emërtimi i një rrugë me emrin e Presidentit Rugova

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka takuar Florian Hauer, Sekretar i Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin e Berlinit.

Ajeti ka shkruar në Facebook se kanë diskutuar mbi ide konkrete të bashkëpunimit me theks të veçantë në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës, për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

“Falënderoj Sekretarin e Shtetit Hauer për mbështetjen e tij që një rrugë në qyetin e bukur të #Berlinit të emërtohet me emrin e Presidentit Rugova”, ka shkruar ndër të tjera Ajeti.