12:27 / E Martë, 14 Gusht 2018

Shtesat e fëmijëve në Kosovë, në vjeshtë nisin hapat e parë

Grupi parlamentar i AAK-së javë më parë e ka dorëzuar projekt-rezolutën për sigurimin e shtesave të fëmijëve në Kosovë. Deputetja më e zëshme në këtë temë, Donika Kadaj ka folur për rëndësinë e shtesave dhe procedurat në vazhdim.

Për sigurimin e shtesave të fëmijëve, kuvendi do të debatoi në fillim të sesionit vjeshtor ku do të paraqitet projekt-rezoluta.

“Shtesat për fëmijë janë një përpjekje e kahmotshme për të përkrahur sadopak fëmijët e vendit tonë. Katër vite më parë, AAK kur ishte në opozitë kishte adresuar atëkohë kërkesën për të gjetur një formë që ta jetësojmë këtë plan. Sot kur jemi në pushtet dhe gjërat nuk kanë ndërruar, ka shumë argumente që duhet të na bashkojnë për ta jetësuar këtë plan.

1.Barazia ndërmjet fëmijëve është parakusht për zhvillimin e tyre, andaj duhet të angazhohemi për përmirësimin e standardeve për mbrojtjen e respektimin e të drejtave bazë të fëmijëve.

  1. Kosova është me popullatën nga më të rejat në Evropë, mirpo që ka rënie të natalitetit. Pra, rrezikon të humbë këtë potencial për zhvillim ende pa u konsiliduar dhe pa e shfrytëzuar këtë capital.

3.Shtesat do të jenë veprim konkret i qeverisë për të zbutur problemet e fëmijëve sot. Pabarazia në rritje Përjashtimi social dhe Diskriminimi Dhuna, abuzimi, shfrytëzimi, dhe neglizhenca Dhuna në familje Aksesi në shërbime cilësore (Shëndetësi dhe Arsim) Kequshqyerja” ka thënë Donika Kadaj.

Burim Piraj nga Oda Afariste e Kosovës e ka quajtur iniciativë të qëlluar sigurimin e shtesave për fëmijë.

Piraj ka thirrur deputetët që të përkrahin këtë projektligj.

“Është iniciativë shumë e qëlluar. Për tu arritur kjo iniciativë mendoje se duhet të angazhohet e gjitha shoqëria civile që të kalojë sepse është koha që buxheti i Kosovës të orientohet edhe tek shtresat sociale, sidomos kur kemi të bëjmë me fëmijët.

Poashtu, mendojë se është koha që të ndërmarrim diçka që të nxisim edhe lindjet e fëmijëve. Përkundër ndasive politike, mendojë se një iniciative e tillë duhet të përkrahet nga të gjithë me qëllim që të rritet numri i fëmijëve.

Ky propozim duhet të kalojë, të përkrahet si ligj. Ne e kemi future edhe ligjin per lehonat per rishikim. Andaj mendojë se është koha dhe moment i duhur” ka thënë Piraj./Indeksonline/