10:15 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Donika Kadaj 100% kuq e zi për ushtri

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj ka vendosur që në seancën e votimit historik të Ushtrisë së Kosovës, të jetë me veshje që specifikojnë ngjyrat kombëtare.

Me fustanin kuq e zi, Donika Kadaj merr vëmendjen në sallë në 14 dhjetorin historik të Kosovës si shtet. Jo vetëm kaq, edhe një gisht i deputetet tregon anën e saj patriotike në seancën e sotme.

Kujtojmë që Kadaj-Bujupi është deputete në katër mandate në Kuvendin e Kosovës, ndërsa është edhe nënshkruese e Pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/

Temat: