00:01 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Si ia kurdisën pejanit granatën në derë të shtëpisë

Një personit nga fshati Qyshk i Pejës para dy ditë persona të panjohur në shkallët e shtëpisë së tij ia kanë montuar një mjet shpërthyes-granatë dore.

Personi në fjalë ka raportuar në Polici, ku njësitët përkatëse kanë larguar mjetin e dyshuar pa incident.

Një dëshmitar për Indeksonline ka dërguar foto ku shihet se si mjeti shpërthyes i ishte montuar para derës viktimës.

Siç shihet në këtë pamje, mjeti shpërthyes i ishte vendosur në një shtyllë elektrike pranë shtëpisë.

Nuk dihet për arsyet dhe nga kush është vendosur mjeti./Indeksonline/

 

Temat: