15:43 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sony me pajisje luksoze në treg

Gjatë javës së kaluar në një spektakël në Hong Kong për pajisjet audio-vizuale, kompania e njohur Sony lansoj dëgjueset për telefona “IER-Z1R” dhe një “Music Player” digjital të quajtur “ DMP-Z1”, shkruan Indeksonline.

Dëgjueset “IER-Z1R” do të kushtojnë 1700 dollarë për t’i blerë, kurse “DMP-Z1” do të kushtojë 7882 dollarë.

Arsyeja e çmimit kaq të lartë të “Music Player” është se pllakat e tij janë prej material ari dhe ka një procesor që mund të pranoj çfarë do lloj audio- nga zëri i njeriut deri tek çfarë do instrumenti.

Ka një memorie prej 256 GB dhe hapësira për dy microSD Card. Po ashtu mund ta lidhni me kompjuter me anë të USB.

Për momentin këto pajisje shiten në dyqanet e Sony në Lindje të Azisë./Indeksonline/

Temat: