22:20 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sony publikon listën e lojërave që do të jenë të disponueshëm për konsolën PlayStation Classic

Sony publikoi sot një listë të plot të lojërave të cilat do të vinë së bashku me konsolën e re PlayStation Classic.

Pjesë e kësaj liste janë disa prej titujve më popullorë të ditëve të sotme si Final Fantasy VII, Metal Gear Solid, Resident Evil dhe Oddworld: Abe’s Odyssee.

Lista e plotë e lojërave:

Battle Arena Toshinden

Cool Boarders 2

Destruction Derby

Final Fantasy VII

Grand Theft Auto

Intelligent Qube

Jumping Flash

Metal Gear Solid

Mr Driller

Oddworld: Abe’s Oddysee

Rayman

Resident Evil Director’s Cut

Revelations: Persona

Ridge Racer Type 4

Super Puzzle Fighter II Turbo

Syphon Filter

Tekken 3

Tom Clancy’s Rainbow 6

Twisted Metal

Wild Arms

Sony bëhet kompania më e fundit e cila tenton të gjenerojë të ardhura nga e kaluar dhe nostalgjia e viteve 80 dhe 90.

Nintendo bëri të njëjtën gjë me konsolat NES Mini dhe SNES Mini ku secila vinë me lojërat klasike dhe janë shitur mëse 2 milion njësi.

Konkretisht shitjet e NES Mini kanë qenë më të larta sesa të Play Station 4 dhe Xbox One në fillim të vitit.

PlayStation Classic del në shitje më 3 Dhjetor për 99 dollarë.