12:26 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Spitali i Pejës jep sqarim për mjetin e dyshimtë

Një mjet i dyshimtë është gjetur brenda oborrit të Spitalit të Pejës.

Kjo ka bërë që Policia e Kosovës të ndërmerr masa, ndërsa janë evakuuar pacientet e repartit kirurgjik dhe pediatrik, shkruan Indeksonline.

Spitali Pejës përmes një njoftimi ka sqaruar se ky objekt i dyshimtë është gjetur në një qese brenda oborrit.

“Një objekt i dyshimtë në një qese është parë para pak kohe në oborrin e Spitalit, dhe Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik derisa ekipet profesionale të Policisë të saktësojnë se për çfarë mjeti bëhet fjalë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu vizitat tek pacientët sot janë ndërprerë për shkak të situatës së krijuar.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit./Indeksonline/