Për 24 orë në Spitalin e Pejës u trajtuan 176 pacientë dhe u lindën tri foshnje
Përgjatë 24 orëve të fundit, si raste emergjente në Spitalin e Pejës janë trajtuar 176 pacientë dhe 20 nga ta tashmë janë në trajtim të mëtutjeshëm.
Sipas informacioneve nga ky spital, përgjatë të njëjtit orarë janë lindur tri foshnje, 1 e gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore, transmeton Indeksonline.
Nga ky spital janë transferuar 2 pacientë për në Qendrën Klinike Universitare, kurse 313 pacientë kanë kryer 4 mijë e 941 analiza./Indeksonline/