17:01 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

20 persona vdesin për një muaj në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e  Përgjithshëm në Pejë brenda një muaji kanë vdekur 20 persona.

Bëhet fjalë për muajin shtator ku në këtë spital kanë qenë të shtrirë 1,157 pacientë, kanë lindur 146 foshnje, 203  operacione, të transferuar kanë qenë 43 pacientë ku 20 kanë vdekur.

Sipas një njoftimi të Spitalit të Pejës, gjatë muajit shtator janë kryer 17,122 vizita specialistiike.

“Gjatë muajit shtator janë kryer 17,122 vizita Specialistike ndërsa sipas Komunave pacientët që kanë kryer vizita specialistike janë 12,124 nga Komuna e Pejës, 1,462 pacientë nga Komunat Deçan dhe Junik, 1,272 nga Komuna e Klinës dhe 1,882 nga Komuna e Istogut”

“Në shtator në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë të shtirë kanë qenë 1,157 pacientë, kanë lindur 146 foshnja dhe nga ta 73 të gjinisë mashkullore dhe 73 të gjinisë femërore, janë kryer 203 operacione, të transferuar kanë qenë 43 pacientë ndërsa që 20 kanë vdekur, 1,315 pacientë kanë bërë 2,328 analiza laboratorike, 145 persona kanë dhuruar gjak ndërsa janë kryer 27,490 shërbime të Infermerisë”, thuhet ndër të tjerash në këtë njoftim.

Stafi i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë  uron  shërim sa më të shpejtë pacientëve që ishin të shtrirë tek  ta ndërsa rikonfirmojmë gjithnjë gatishmërinë për ti shërbyer të gjithë qytetarëve me të gjitha kapacitetet që disponojmë./Indeksonline/