22:27 / E Premte, 09 Mars 2018

Start i dobët i Galaxy S9, përdoruesit thonë se Samsung nuk ka paraqitur asgjë të re (Foto)

Galaxy S9 është lavdëruar nga kritikët e teknologjisë, por ekspertët thonë se telefoni është tashmë një shitje e dështuar.

Ekspertët kryesorë të industrisë thonë se para-porositë për telefonin e ri janë shume të ulëta krahasuar me vitin e kaluar, ose thënë ndryshe shitjet kanë rënë përgjysmë.

Smartphone i ri Galaxy S9 dalja e të cilit u njoftua në fund të shkurtit, ka qenë në dispozicion për para-porosi për rreth dy javë.

Paketa përmban tipare të lartë dhe një dizajn të mrekullueshëm, por nuk ka ndryshime të shumta në krahasim me modelin Galaxy S8 të vitit të kaluar.

Dhe duket se mungesa e ndonjë përmirësimi të madh nuk po ndihmon në aspektin e shitjeve.

Një zyrtar Samsung i cili foli me një medium korean “Yonhap News” citohet të ketë thënë: “Ne besojmë se parapagimet për Galaxy S9 janë të ngjashme me atë të Galaxy S8.

Ndërkaq shitës të ndryshëm lokal kanë thënë se konsumatorët mund të gjejnë Galaxy S9 jo shumë të ndryshëm nga smartphonet e tjerë. “Interesat e popullaritetit dhe klientëve nuk janë aq të larta sa në modelin e mëparshëm. /Inedeksonline/