18:05 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky pritet të jetë çmimi i Samsung Galaxy S9 dhe S9+ (Foto)

Është smartphoni i cili do të konkurroj kokë më kokë me iPhone X. Pra është Samsung Galaxy S9 që pritet ti barazoj mi matë forcat me smartphonin e Apple.

Galaxy S9 kushton £ 739 dhe S9 + me kamera të dyfishtë të pasme kushton £ 869.

Pika kryesore e Galaxy S9 është sistemi i riprodhuar i kamerës. Kjo përfshin atë që kompania e quan teknologjinë “sistemi dual” një sistem i projektuar për të imituar irisin e syrit të njeriut, në atë që mund të zgjerohet ose të ngushtohet për të lejuar më shumë ose më pak dritë në lente kur bënë një fotografi.

Kamera e pasme mund të kapë edhe videot me lëvizje super të ngadalta në 960 korniza për sekondë, me zbulimin automatik të lëvizjes që shkakton regjistrimin në momentin e duhur për të siguruar një video të gjallë slo-mo.

Këto video të shkurtra pastaj mund të ndahen lehtësisht dhe të shndërrohen në GIF. /Indeksonline/