17:26 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

iPhone X apo Samsung Galaxy S9, zbuloni se cili i bënë fotot më të mira (Foto)

Edhe pse të gjithë kemi ndjenjën e një fotografi të mirë, është smartphone juaj që bënë pjesën më të madhe të punës.

Samsung është dalluar gjithherë për foto më të mira se sa rivali nga Apple.

Por me ardhjen e iPhone X këtë vite gjërat kanë ndryshuar paksa.

Modeli i kushtueshëm i Apple ka kamerën më përfekte të mundshme, foto e iPhone X sipas The Sun kanë dallim dukshëm më të mirë se sa Samsung Galaxy S9.

Së pari, le t’i hedhim një vështrim konkurrentëve. IPhone X u lansua në shtator 2017 dhe kushton 999 funta. Ka dy kamera  me 12 megapikselë në anën e pasme që punojnë së bashku për të prodhuar fotografi të pabesueshme.

Samsung Galaxy S9 i cili erdhi këtë muaj, është më i lirë dhe kushton 739 funta.

Ka vetëm një kamera 12 megapiksel, por merr 12 foto në të njëjtën kohë dhe pastaj i kombinon ato në një foto të vetme mbresëlënëse. /Indeksonline/