16:47 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Sukseset e shqiptarëve në botë janë suksese individuale, jo të shoqërisë e të kombit tonë”

Emra të njohur janë bërë nëpër botë shumë shqiptarë.

Nëpër fusha të ndryshme suksesi i tyre është i padiskutueshëm. Qoftë nga jetesa e tyre në Kosovë apo Shqipëri dhe depërtimi nëpër botë apo qoftë lindja dhe rritja si shqiptarë në një vend të huaj.

Ndërkohë profesori universitar, Milazim Krasniqi ka theksuar se sukseset e shqiptarëve në vende të tjera të botës, janë suksese individuale të tyre dhe shoqërive që kanë investuar në ta.

Sipas tij nuk janë të shoqërisë e as të kombit sepse prejardhja në këtë rast nuk ka ndonjë rol për suksesin e tyre, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sukseset e shqiptarëve në vende të tjera të botës, janë suksese individuale të tyre dhe të shoqërive që kanë investuar në ta. Pra, jo të shoqërisë sonë e as të kombit tonë. Prejardhja në këtë rast nuk ka ndonjë rol për suksesin e tyre. A nuk mund të përdoren ata si fymëzim? Mbase edhe munden. Por kam frikë se funksionojnë edhe në drejtimin e kundërt, pra, frymëzojnë edhe të tjerë që të ikin si ata, nëse ëndërrojnë që të bëhen të suksesshëm. Prandaj, vetëm sukseset e atyre që jetojnë dhe kanë arritje këtu, mund të jenë frymëzuese tamam. Fjala vjen, Majlinda Kelmendi është frymëzuese më shumë se të gjithë të suksesshmit jashtë vendit. Pa e shikuar çështjen kështu, nuk do të kemi projekte për të rritur numrin e të suksessshme këtu. Do të vazhdojmë të llogarisim sukseset e të tjerëve si gjoja tona, e do të hidhërohemi si fëmijë tekanjozië kur nuk na plotësohen tekat nga “tanët” që realisht nuk janë tanët.