15:32 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Tahiri reagon për vdekjen të riut në Kamenicë, kërkon që të marrë fund dhuna në çfarëdo rrethane

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të 14 vjeçarit në Karaqevë të Kamenicës.

I riu ka humbur jetën pas rrahjeve të shumta që mori nga babai i tij. Tahiri ka thënë se ka gjëra për të cilat edhe nëse nuk flet përgjegjësia institucionale flet ana shpirtërore që ndajmë si njerëz, si familjarë dhe si qytetarë, transmeton Indeksonline.

Tahiri ndër të tjerash ka thënë se ky rast duhet të nxisë më shumë se kurrë fuqizimin e komunikimit komunitar dhe institucional, që dhuna në familje dhe në çfarëdo rrethane të marrë fund.

Postimi i plotë:

Ka gjera për të cilat edhe nëse nuk flet përgjegjësia që bartim, flet ana shpirtërore që ndajmë si njerëz, si familjarë dhe si qytetarë. Rasti tragjik i humbjes së jetës së të riut nga Karaqeva e Kamenicës, është rast që duhet të na nxisë më shumë se kurrë për të fuqizuar komunikimin komunitar dhe institucional, që dhuna në familje dhe në çfarëdo rrethane të marrë fund. Çdo gjë është e kompenzueshme përveç jetës së njeriut. Vetëdija jonë shoqërore kundër dhunës duhet të kalojë në nivel kuptimplotë dhe të arrijë efekte edukuese e parandaluese. Ky është obligim i të