Qeveria ndan mijëra euro për shtesat e prokurorëve specialë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim që të ndajë mjete për shtesat e pagave të prokurorëve të Prokurorisë Speciale.
66 mijë e 800 euro janë ndarë pikërisht për këto shtesa, transmeton Indeksonline.
Shtesat për prokurorët janë 400 euro ndërsa për kryeprokurorin prej 500 eurove.
Në këtë mbledhje, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka deklaruar se nga themelimi i Prokurorisë Speciale, prokurorët kanë marrë shtesa dhe se ato ishin prej 800 eurove dhe që në vitin 2018, ato u përgjysmuan.
“Për shkak të ngritjes së pagave këto shtesa sa kanë qenë 800 po i ulim në 400 euro pasi që pagat e tyre janë rritur gjatë vitit 2018”, ka deklaruar Tahiri./Indeksonline/