11:18 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Tarragona 2018”, mposhtet edhe Fortesa Orana (Foto)

Karateista kosovare, Fortesa Orana është mposhtur qysh në raundin e parë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Orana u mposht nga karateistja greke, Eleni Chatziliadou, me rezultat 5-0, shkruan IndeksOnline.

Vazhdimi i garave të saj në repesazh, varen nga rezultatet e garueses nga e cila u mposht.

Kujtojmë që nga kjo garë në disiplinën e meshkujve janë eliminuar, Herolind Nishevci dhe Alvin Karaqi./IndeksOnline/