20:00 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Të hënën vendoset për fatin e Vetëvendosjes!

Zhvillimet e fundit në Vetëvendosje, përçarjet, dorëheqjet, zgjedhjet e reja për kryetar të partisë i kanë mbledhur shumë shpesh kryesinë, anëtarët e aktivistët këto ditë.

Pas mbledhjes së kryesisë që u mbajt të mërkurën, Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes këtë të hënë do të mbajë një mbledhje të përbashkët ku do të diskutohet për problemet që kanë përfshirë këtë subjekt.

Burime të Indeksonline brenda VV-së kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet nga ora 15:00, e cila është edhe mbledhje përfundimtare për të ardhmen e Vetëvendosjes.

Sipas këtyre burimeve, kjo do të jetë mbledhja e fundit edhe për shumë zyrtarë e deputetë të Vetëvendosjes, pasi ndarja e VV-së është e paevokushme.

“Vetëm tërheqja e Albin Kurtit nga kandidatura për kryetar të Vetëvendosjes e shpëton partinë nga ndarja”, thonë burimet.

Kujtojmë se sot Kurti mbajti një tubim, gjatë të cilit prezantoi platformën e tij për kryetar të VV-së.

Ajo që ra në sy ishte se nga 32 deputetë sa i ka Vetëvendosje, vetëm 16 prej tyre morën pjesë në tubim, kurse 17 e injoruan atë. Kurti është i vetmi kandidat për kryetar të Vetëvendosjes në zgjedhjet që do të mbahen më 21 janar. /Indeksonline/