21:19 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkua edhe një fytyrë publike, Kurti gëzohet!

Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar gazetari Sabit Istogu, gjë e cila duket se ka gëzuar shumë Albin Kurtin.

I pari i LVV-së, ka folur për kontributin dhe angazhimin e Istogut, shkruan Indeksonline.

Shkrimi I tij i plotë:

Sot, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! na u bashkua z.Sabit Istogu, gazetar i luftës çlirimtare, reporter nga Drenica për TVSh dhe Deutsche Welle, publicist, punëtor i Rilindjes, Bujkut dhe RTK-së. Z.Istogu jeton në Skënderaj dhe me prejardhje është nga fshati Palluzhë i komunës së Skënderajt. Angazhimi dhe kontributi i tij në paqe e në luftë është i mirënjohur jo vetëm në Drenicë por edhe në mbarë Kosovën e më gjerë. Jemi të nderuar e të gëzuar që në mesin tonë e në radhët tona e kemi Bacën Sabit.