17:02 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / Blerim

Jovetic shënon supergol, një tjetër tre pikësh për Malin e Zi

Stefan Jovetic ka shënuar një gol të bukur në fitoren e Malit të Zi ndaj Gjibraltarit me rezultat 4 me 1.

Sulmuesi i njohur, shënoi në minutën e 80’të një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, shkruan IndeksOnline

Në këtë përballje gol shënoi edhe sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj.

Kujtojmë që me këtë fitore, Mali i Zi radhitet në pozitën e parë në grupin G me 6 pikë. Në këtë grup bëjnë pjesë: Norvegjia, Turqia, Letonia, Holanda dhe Gjibraltari../IndeksOnline/