09:25 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / k.v

Keqpërdorimi i kartelave bankare/ Policia tregon se çfarë konfiskoi dje te 10 personat e arrestuar

Dje në mëngjes, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë të dyshuar, në qytete të ndryshme pasi që të njëjtit në bashkëpunim në mes veti kanë përdorur kartela bankare pa autorizim ku kanë bërë pagesa-blerje, transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët të ndryshëm.

Aksioni i policisë është zhvilluar në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Suharekë, Drenas dhe Deçan, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit të vendbanimeve të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar tre armë zjarri, municion, tre lap-top, nëntë telefona mobil, dy USB, tri kartela bankare, një veturë, një shtëpizë PC, tri SIM kartela dhe një fletore me shënime.

Rasti është duke u hetuar për hyrje në sistemet kompjuterike. Dëmi që kanë shkaktuar të arrestuarit është rreth 400 mijë euro./IndeksOnline/