17:30 / E Mërkurë, 13 Mars 2024 / AR

Ndarjet e pazakonta të VIP-ave shqiptarë

Në një botë ku zakonisht, të ndahesh me ish-in do të thotë që të kesh një marrëdhënie armiqësore dhe të mos flasësh mirë me të, këto 6 ish-çifte VIP kanë thyer tabutë, duke na treguar se mund të kenë edhe një raport të mirë pas ndarjes.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

6 ndarjet e pazakonta të VIP-ave shqiptarë

Jonida ka folur rishtazi për marrëdhënien me ish-partnerin, Romeo Veshaj dhe ka treguar se të dy ruajnë një miqësi të mirë. Në intervistën e saj të fundit “n’Audi” me Isli Islamin, Jonida u shpreh: “Të dy ruajmë miqësinë, interesohemi për gjërat e njëri-tjetrit, më pyet e pyes si shkojnë gjërat. Më duket absurde që njerëzve u vjen çudi që ne ruajmë raporte të mira, edhe pse të ndarë. Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin”. Edhe Romeo, më parë e ka përshëndetur në emisionin e tij.

Soni Malaj dhe Mirko Luccarelli

6 ndarjet e pazakonta të VIP-ave shqiptarë

Edhe pse të ndarë, Soni dhe Mirko kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ai komenton nëpër fotot e ish-partneres dhe këngëtarja është shprehur se ata kanë një raport të mirë dhe se flasin shpesh.

Tuna dhe Cozman

6 ndarjet e pazakonta të VIP-ave shqiptarë

Tuna dhe Cozman çuditën njerëzit dhe gjithë internetin kur publikuan këngën “I Huj”, pas ndarjes së tyre të bujshme. Sigurisht, njerëzit aluduan se dyshja ishte kthyer bashkë, por burime të afërta konfirmuan për “Prive” se ata janë thjesht miq dhe asgjë më shumë. Marrëdhënia e tyre u përfol goxha, por megjithëse ata nuk e konfirmuan kurrë një “ribashkim”, vijuan të performonin nëpër club-e të ndryshme ku kanë qenë të ftuar.

Blero Muharremi dhe Teuta Selimi

6 ndarjet e pazakonta të VIP-ave shqiptarë

Blero dhe Teuta u ndanë pas disa vitesh së bashku dhe divorci i tyre ishte një temë mjaft e diskutuar. Ndonëse fillimisht, ndarja e tyre nuk ishte shumë miqësore, me kalimin e kohës, raportet e tyre u rregulluan dhe tanimë janë miq. Madje, kur Blero ishte banor në shtëpinë e “BBVK 2” dhe e bija, Tiara, erdhi e vizitoi, ai e pyeti për të ëmën dhe partnerin e saj.

Anduena Llabani dhe Ardit Jaupi

6 ndarjet e pazakonta të VIP-ave shqiptarë

Anduena dhe Arditi i dhanë fund martesës së tyre pas 12 vitesh së bashku. Anduena tregoi në një intervistë te “Rudina” se raporti i saj me Arditin është i përkryer, madje realizoi edhe një video ku luante me të birin, Aleksein, dhe ish-bashkëshortin. 

Semi Jaupaj dhe Bojken Lako

6 ndarjet e pazakonta të VIP-ave shqiptarë

Edhe Semi dhe Bojkeni kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Ata kanë qenë të lidhur për 12 vite me radhë dhe kur i dhanë fund raportit, mbetën miq. Semi, gjatë një momenti në “BBVA 1” tregoi se ka një marrëdhënie të mirë me ish-in dhe e pyet për çdo gjë. “Dashuria ime e parë. Jemi njohur kur isha vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. E pyeta nëse duhet të futesha ose jo,”- tha këngëtarja.