10:06 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / k.v

Operatori IPKO liron nga tarifa të gjitha thirrjet drejt Ukrainës

Operatori IPKO ka njoftuar se do të lirojë nga tarifat të gjitha thirrjet drejt Ukrainës, në një kohë kur nevojat për komunikim janë duke u rritur ndjeshëm në këtë vend.

Me këtë vendim, të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile të IPKO-së, mund të bëjnë thirrje pa pagesë nga Kosova drejt të gjithë operatorëve ukrainas, dhe të informohen për sigurinë e familjes dhe miqve të tyre.

Operatori IPKO është një nga investimet më të mëdha sllovene në Kosovë, dhe vazhdon të jetë ofruesi lider i shërbimeve në të gjitha segmentet e saj me mbulimin më të gjerë të rrjetit, duke ofruar cilësi superiore të shërbimeve, produkteve dhe kujdesit ndaj klientit.