22:57 / E Shtunë, 01 Janar 2022 / MSH

Shkarkim i çuditshëm, asnjë fjalë falendëruese për “ish”-in e Bayernit

Monaco ka shkarkuar nga detyra trajnerin Niko Kovac.

Kroati mori drejtimin e ekipit nga Principata korrikun e vitit 2020 dhe e mbylli aventurën e tij pas 74 ndeshjeve.

Oshilacionet në rezultate dhe humbja e kontrollit në zhveshtore ishin faktorët që ndikuan në shkarkimin e Kovacc, teksa Monaco nuk shprehu asnjë fjalë falendërimi për 50 vjeçarin, në komunikatën zyrtare të publikuar në rrjete sociale.

Skuadra i është besuar përkohësisht Stephane Nados, trajnerit të skuadres B të Monacos, deri në emërimin zyrtar të teknikut të ri.

Po përfliten disa emra për pasardhësin e Kovac, por në Francë thuhet se i preferuari i shefave të Monacos është trajneri i Club Brugge, Philippe Clemente.