13:39 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Shkatërrimi i bilbordëve të Haradinajt, Grabovci thotë se është frikë serbo-ruse

Kandidati për kryetar të Pejës nga AAK në zgjedhjet e ardhshme lokale, Arbër Grabovci ka thënë se dëmtimi i bilbordëve të Haradinajt, është frikë e Serbisë nga komandanti i ardhshëm suprem i ushtrisë.

Grabovci ka thënë se dëmtimi i bilbordëve është edhe indikacion se Haradinaj është barikadë për serbo-rusët në Kosovë.

“FRIKA E SERBISË NGA KOMANDANTI I ARDHSHËM SUPREM I USHTRISË!

Serbia dhe agjentët e saj në Kosovë që fshihen nën petkun politik, e udhëhequr nga ekstremisti Vuçiq, çdo ditë po sulmon në çdo mënyrë të ulët presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sot agjentëve të Vuçiqit, duke mos pasur çka t’i bëjnë tjetër, u doli punë me billbordët e Ramushit!

Kjo tregon se Ramushi është barikada kryesore ndaj influencës serbo-ruse në Kosovë”, shkruan Grabovci në reagim.