23:12 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / MSH

Stadiumi “full”, Gjakova te Mimoza, aty ishte edhe Nysrete Kumnova

Mimoza Kusari-Lila ka marrur përkrahje masive nga gjakovarët, duke e mbushur plot palestrën sportive “Shani Nushi”.

Kusari-Lilës mbështetje i ka dhënë edhe Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”.


Pas tubimit, Kusari-Lila ndau kohën për të falendëruar Gjakovën duke thënë se beson në fitore të dielën.

“FALEMINDERIT GJAKOVË. Përgjithmonë mirënjohëse ndaj jush! Bashkë drejt fitores të dielën!” ka shkruar Kusari-Lila.

Lila kështu mbyll fushatën e saj zgjedhore në Gjakovë për të pritur se kënd e nxjerrin gjakovarët fitues të balotazhit të dielën.