23:39 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / MSH

Ekrem Hyseni premton “Betimin e Kryetarit” të dielën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Poduejvës, Ekrem Hyseni, ka falendëruar llapjanët për mbështetjen dhe besimin e dhënë në këtë fushatë zgjedhore.

Hyseni beson se është një hap larg fitores dhe se kjo do të arrihet me votë të dielën, duke bërë kështu thirrje për të bërë ndryshimin.

“Të dashur qytetarë, Ju më besuat me 17 tetor. Tani na ka mbetur vetëm edhe një hap drejt fitores së madhe të datës 14 nëntor. Prandaj, ju ftoj që të gjithë të dilni të votoni dhe të më besoni për t’iu përfaqësuar, për t’iu shërbyer dhe për ta dhënë edhe një betim, BETIMIN E KRYETARIT! I juaji përjetësisht, Dr. Ekrem Hyseni”, ka shkruar Hyseni.