09:14 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Terapeutët e seksit zbulojnë se çfarë ndodh nëse keni seks çdo ditë

Në varësi të fazës së në cilën është marrëdhënia me partnerin tuaj, edhe raporti intim mund të ndryshojë.

Sidoqoftë, pavarësisht se sa kohë jeni në një lidhje, dëshira seksuale është e ndryshme për të gjithë. Sipas një studiuesi, Maslow, seksi nuk është vetëm dëshirë, por edhe nevojë. Se bashku me ushqimin, ujin, ngrohtësinë, gjumin, strehimin, dhe sigurisht, ajrin, edhe seksi është një nga nevojat bazë të qenies njerëzore, shkruan Vt, transmeton Indeksonline.

Pra, çfarë ndodh nëse keni çdo ditë?

Një autor amerikan, Brittany Gibbons, thotë se seksi cdo ditë ndihmon në përmirësimin e komunikimit ndërmjet saj dhe parterit. Pas këtij studimi, shume njerëz pyetën nëse seksi që bëhet cdo ditë, a mund t’i ndihmojë ata që ta përmirësojnë aspektet e tjera të jetës së tyre.

Megjithatë, sipas disa terapive seksuale, kjo çështje nuk është e prerë. Sheri Jacobson, drejtori klinik i Harley Therapy, thotë se eksperienca e seksit në lidhje është e ndryshme.

“Seksi çdo ditë me, për shembull, partnerë të ndryshëm dhe të huaj, veçanërisht nëse keni një të kaluar traumatike që përfshin një lloj abuzimi seksual, mund të çojë në turp, ndjenjat e pavlefshmërisë, shkëputjen nga trupi dhe depresioni”, shpjegoi Jacobson .

Në thelb, si hahet dhe si na merr gjumi, edhe të kesh seks është një veprim që duhet të bazohet në intuitë. Ne nuk ham ushqim ose nuk marrim një sy gjumë nëse nuk jemi të uritur apo të lodhur – prandaj edhe te seksi vet trupa tregojnë.

Ai vazhdoi duke thënë se “Çdo deklaratë e madhe që të bëhet seks për çdo ditë në lidhje te shumë njerëz të ndryshëm ka pak gjasa të jetë një lidhje e besimi mes partnerëve, përkundrazi mund të jetë një shenjë e varësisë, traumës apo çrregullim i personalitetit”./Indeksonline/