12:37 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi mirëpret marrjen e presidencës së BE-së nga Austria, thotë se i shërben Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur marrjen e presidencës së Bashkimit Evropian të BE-së nga Austria.

Në një postim në Facebook, Thaci ka shkruar se presidenca e BE-së nga Bullgaria dhe Samiti i Sofjes, janë një sukses i madh për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Presidenca e BE-së nga Bullgaria dhe Samiti i Sofjes ishin një sukses i plotë dhe një hap i madh përpara drejt jetësimit të aspiratës sonë për anëtarësim në BE. E falënderoj kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, për rolin dinamik në mbështetje të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në gjashtë muajt e fundit të kryesimit të presidencës.

Presidencën e BE-së tani e merr një shtet tjetër mik i Kosovës, Austria. Unë kam besim të plotë në vizionin dhe energjinë e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, për të shtyrë përpara agjendën evropiane të shtetit tonë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e reformave të rëndësishme politike dhe ekonomike, të nevojshme në rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit në BE. /Indeksonline/