10:21 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi ndan medalje presidenciale për ish-rektorin e ndjerë, Ejup Statovci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë sot një medalje presidenciale për ish-rektorin e ndjerë, Ejup Statovci.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se profesori i ndjerë u vu në krye të protestave masive të 1 tetorit 1997, duke u bërë frymëzim për studentët, transmeton Indeksonline.

“Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, si drejtues i Universitetit të Prishtinës në periudhën e viteve të 90-ta, sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova ish-rektorin Ejup Statovci (pas vdekjes).

Profesori Statovci u vu në krye të protestave masive më 1 tetor 1997 dhe u bë shembull frymëzues për të gjithë studentët”, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/