15:27 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi para takimit me Mogherinin e Vuçiqin: Kam shpresë! (Video)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka arritur në selinë e BE-së, në Bruksel, ku pritet të takohet me Federica Mogherinin.

Thaçi para se të futet në seli ka thënë se ka shpresë që do të arrijë marrëveshje me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiqin, sepse në të kundërtën, Kosova dhe Serbia do të humbin shumë.

“Ne jemi duke kaluar në një proces pas një konflikti që nëse nuk arrijmë marrëveshje, mund të ketë dëme për të dy vendet. Prandaj do të punojmë për arritjen e marrëveshjes që do të hapë perspektivë për dy vendet. Nëse nuk arrihet marrëveshja, do të humbim të dy vendet. Por, unë kam shpresë”, ka thënë Thaçi, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se dialogu është në fazën finale dhe pritet të arrihet marrëveshje mes dy palëve në mënyrë që të dy vendet të ecin drejt rrugës integruese në BE./Indeksonline/