21:41 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi takohet më Joe Biden, e falënderon për mbështetje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Mynih të Gjermanisë ka takuar mikun e popullit të Kosovës, ish zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, transmeton Indeksonline.

Thaçi në emër të qytetarëve të Kosovës ka falendëruar BIden për mbështetjen që ai ka dhënë për Kosovën.

“I lumtur që pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Mynih të Gjermanisë takova mikun tim dhe të popullit të Kosovës, ish- zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.
Në emër të qytetarëve të Kosovës, ia përcolla falënderimet më të përzemërta ish- zëvendëspresidentit Biden për mbështetjen e tij që i ka dhënë Kosovës. Përgjithmonë mirënjohës. HTH #kosova10” ka shkruar Thaçi./Indeksonline/