19:29 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barack Obama mirëpret Joe Bidenin në Instagram

Ish presidenti amerikan, Barack Obama njihet si një person që është aktivë në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Së fundmi Obama ka postuar një foto me ish zëvendës presidentin Joe Biden në Instagram. Ky i fundit është rikthyer në Instagram dhe Obama me anë të një postimi e ka mirëpritur mikun e tij.

“Vëllau dhe shoku im Joe Biden është rikthyer në Instagram. Mirë se u ktheve Joe- Ju gjithmonë do të jeni një nga përjashtimet e rralla për të bërë selfie jo të rregullta” ka shkruar Obama në postimin e tij.

Biden dhe Obama kanë një miqësi të madhe pasi që kanë qenë bashkë në krye të SHBA-së nga viti 2009 deri në vitin 2017. /Indeksonline/