18:56 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Trajanovski tregon përse vendosi që zëvendës ta ketë një shqiptar

Kryetari aktual i Shkupit dhe kandidati edhe për një mandat, Koce Trajanovski nga partia VMRO-DPMNE, ka qenë i fituar në Info Lokale në Klan Kosova për të folur për projektin e tij për qytetin e Shkupit dhe për atë se pëse vendoi që një shqiptar ta ketë për zëvendës nëse fiton përsëri.

“Në Listën tonë të VMRO-DPMNE-së i dyti në listë është Muhamet Ahmeti dhe nëse fitojmë, planifikoj që Ahmeti të jetë zëvendës i kryetarit dhe me këtë dua të japë një mesazh të qartë se shqiptarët në qytetin e Shkupit do të kenë trajtim të njëjtë si të gjithë qytetarët e tjerë”, ka deklaruar Trajanovski, njofton Klan Kosova.

“Ahmeti do të përfaqësojë shqiptarët në komunë është një person shumë kualitativ dhe i di problemet e qytetit të Shkupit”.

Trajanovski ka deklaruar se ai është shumë i vullnetshëm që të ketë bashkëpunim shumë të mirë me Tiranën e Prishtinën dhe të punojnë në projekte të përbashkëta.

“Me insistimin personal timin kontaktuam me Tiranën dhe nënshkruam marrëveshjen e binjakëzimit, ashtu si edhe me shumë qytete të tjera. Në qoftë se fitoj përsëri në këto zgjedhje, plani im është që të bëjmë marrëveshje të tillë binjakëzimi edhe me Prishtinën”.

“Do të shkëmbejmë eksperiencat tonë në fusha të ndryshme, si në arsim, kulturë dhe zhvillimi ekonomik, fushë që besojmë se do të jetë një nga temat kryesore me të cilat do të bashkëpunojmë”.

“Prishtina është kryeqyteti më i afërt i një shteti tjetër me Shkupin”.

Trajankovski ka folur edhe për investimet që ka bërë në qytetin e Shkupit, në pjesën ku jetojnë më shumë shqiptarët.

“Çarshisë së vjetër të Shkupit do t’i kushtojmë një rëndësi të veçantë dhe së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit kemi rivitalizuar çarshinë e vjetër. E kemi ndriçuar, kemi ndihmuar në hapjen e shumë lokaleve dhe kështu në kohën e fundit çarshia e vjetër u gjallërua dhe vizitohet nga shumë njerëz, veçanërisht në mbrëmje”.

“Unë nuk jam për t’u marrë me çështje të mëdha, por me politika konkrete, me shtrimin e rrugëve ndreqjen e shesheve dhe politika të tilla”, pohoi Trajanovski.