15:29 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Valencias flet rreth transferimit eventual të Rodrigos te Real Madridi

Trajneri i Valencias, Marcelino është i pashqetësuar nga spekulimet rreth transferimit eventual të Rodrigos te Real Madridit, duke refuzuar t’ju përgjigjet pyetjeve.

Në momentet kur Real Madridi po interesohet për sulmuesin, ”Los Che” janë duke e konsideruar zëvendësuesin e tij.

Kur u bë pyetja rreth interesimit potencial të Real Madridit, Marcelino iu shmang kësaj pyetje, transmeton IndeksOnline.

”A mund të shkojë ai në Real Madrid nëse kërkon Lopetegui? Kjo është diçka që mund ta pyesni Lopeteguin”.

”Unë mendoj se ai mund të qëndrojë këtu. Ai duket bindës, i emocionuar dhe i motivuar”.

”Nëse Real Madridi e do atë, atëherë kemi një klauzolë blerëse për të”, tha Marcelino./IndeksOnline/