21:16 / E Hënë, 04 Qershor 2018

Tre baxhanakët e futbollit kosovar bëhen bashkë në pushime

Enis Fetahu, Besart Berisha e Samir Ujkani janë bërë përsëri bashkë për disa ditë.

Fetahu karrierën më të gjatë në futboll e ka zhvilluar në Kosovë, kurse Berisha e Ujkani në disa shtete të ndryshme evropiane. Por të tre kanë tri të përbashkëta – kanë lindur në Kosovë, i kanë gratë nga e njëjta familje dhe kanë djersitur fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Treshja në fjalë duket që janë duke kaluar disa ditë relaksi në Mal të Zi, duke shfrytëzuar pushimet që kanë nga klubet përkatëse. /IndeksOnline/