Urimi emocional i presidentes kroate pas fitores (Foto)
Kroacia arriti që sonte të mund Anglinë me një rezultat 2:1.
Në finale e Botërorit 2018, Kroacia do të ndeshet me Francën, ekip ky që mundi mbrëmë Belgjikën.
I menjëhershëm ka qenë urimi i Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, e cila për asnjë moment nuk ka pasur rezerva për përkrahjen e kombëtares së Kroacisë, transmeton Indeksonline.
“Njerëzit e mi, është e mundur. Ju lumtë, ju lumtë edhe fansave. Kroacia në finaleeeeeeeee”, ka shkruar ajo në Facebook./Indeksonline/