Publikohet kalendari i Botërorit 2019
Para fillimit të garës së Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, drejtuesit e FIA-s kanë bërë publike kalendarin e garave të Botërorit 2019, kalendar që është provizor, por që pritet të miratohet vetëm nga këshilli botëror, që është një formalitet.
Ashtu si këtë vit, do të jenë 21 gara në total, Botëror që do të nisë më 17 mars në Australi dhe do të përfundojë më 1 dhjetor, në Abu Dhabi.
Nuk lëvizin nga Botërori garat e Gjermanisë dhe Japonisë, që ishin në dyshim, pasi palët kanë arritur të rinovojnë kontratën me FIA-n.
Kalendari i Botërorit 2019 në Formula 1
17 mars – Gara e Australisë, Melburn
31 mars – Gara e Bahrain, Sakhir
14 prill – Gara e Kinës, Shanghai
28 prill – Gara e Azerbaixhan, Baku
12 maj – Gara e Spanjës, Montmelò
26 maj – Gara e Monakosë, Montekarlo
9 qershor – Gara e Kanadasë, Montreal
23 qershor – Gara e Francës, Le Castellet
30 qershor – Gara e Austrisë, Spielberg
14 korrik – Gara e Anglisë, Silverstone
28 korrik – Gara e Gjermanisë, Hockenheim
4 gusht – Gara e Hungarisë, Budapest
1 shtator – Gara e Belgjikës, Spa
8 shtator – Gara e Italisë, Monza
22 shtator – Gara e Singaporit, Marina Bay
29 shtator – Gara e Rusisë, Sochi
13 tetor – Gara e Japonisë, Suzuka
27 tetor – Gara e Amerikës, Austin
3 nëntor – Gara e Meksikës, Mexico City
17 nëntor – Gara e Brazilit, San Paolo
1 dhjetor – Gara e Abu Dhabi, Yas Marina