10:30 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Urimi emocionues i Ermalit për Sabri Fejzullahun: E festofshim 50 vjetorin e karrierës tem bashkë (Foto)

Duhet të ndjehet krenar për babain e tij, por jo vetëm ai, të gjithë ne jemi më se të lumtur që kemi një këngëtar si Sabri Fejzulllahu. I cili për 5 dekada i fali publikut këngë të pavdekshme.

Kështu Ermal Fejzullahu me një fotografi e një mbishkrim e ka uruar babain e tij në 50 vjetorin e karrerierës, i cili përvjetor u manifestua mbrëmë me një koncert madhështor.

Ermali ka postuar në llogarinë e tij Instagram një fotografi ku shihet duke e përfaquar Sabriun, teksa ka shkruar:

Urime 50 vjetorin krenaria e vendit tone ….. e festofshim 50 vjetorin e karieres tem bashke