23:06 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Ushtarët amerikanë, trajnojnë pjestarët e FSK-së në kampin Bondsteel (Foto)

KFOR-i, ka trajnuar një njësi të Policisë Ushtarake, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke siguruar udhëzime mbi zbatimin e ligjit për këtë forcë.

Ky trajnim është mbajtur në kampin Bondsteel të KFOR-it amerikan në Ferizaj, shkruan Indeksonline.

“Grupi shumëkombësh i KFOR-it siguron udhëzime në klasë mbi procedurat e zbatimit të ligjit për Forcën Policore të Forcave të Sigurisë së Kosovës, me 15 janar 2018, në kampin Bondsteel të Ushtrisë amerikane në Kosovë”, thuhet në publikimin e KFOR-it, gjatë këtij trajnimi. /Indeksonline/

 

Temat: