13:21 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vajza pesë vjeçare e Kim Kardashian sapo na tregoi se cili do të jetë modeli më i bukur i flokëve këtë sezon

Pak ditë më parë vajza e Kim Kardashian, North festoi ditëlindjes e pestë dhe e veshur me një kostum sportiv ngjyrë rozë e flokët e kapura gërshet duket se na diktoi trendin e verës ! Gërsheti në vijën e mesit të flokëve, në qendër të kokës ka qenë një model i pëlqyer nga shumë yje e artiste, por duket se vetëm këtë vit, ky gërshet i famshëm rikthehet në qendër të vëmendjes !

midlele

Është pikërisht modeli më i përshtatshëm në këtë periudhë të vitit, ku temperaturat e larta e bëjnë thuajse të pamundur pjastrimin e flokëve apo stilimin e tyre me mjete të nxehta. Flokët tuaja nuk do të dëmtohen dhe në të njëjtën kohë do të dukeni sikur i keni stiluar në një sallon bukurie.
Pjesën e mbetur të flokëve ju mund ta kapni bisht, ta drejtoni, apo t’i kapni topuz në mënyrë të çrregullt.