21:09 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Valdrin Sahiti po kujdeset për garderobën e vajzës së tij ende pa lindur (Foto)

Vitin që kaloi një nga lajmet që bëri bujë mediatike ishte edhe martesa e dizajnerit të njohur kosovar Valdrin Sahitit me Editën.

Çifti për dallim nga të famshmit e tjerë, ceremoninë e dasmës së tyre e bën larg syrit mediatik dhe në një festë private mes miqsh të ngushtë në Las Vegas, shkruan Indeksonline.


Çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ndërsa po e shijojnë tej mase këtë ndjesi.

Valdrini ka postuar një instastory ku ka treguar se është duke e bërë gati garderobën e vajzës së tij. Ndërsa shihet që ka blerë dy palë trenerka të kuqe, një palë për vete dhe tjerat për vajzën e tij./Indeksonline/