09:49 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vdes duke punuar në gjykatë 24 vjeçarja nga Mitrovica

24 vjeçarja, Arbnora Salihu, ka vdekur dje papritmas në vendin e saj të punës, në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës.

Merret vesh që ajo kishte qenë në vendin e saj të punës, me ç’rast ka pasur një sulm në zemër, të cilit nuk kishte arritur t’i mbijetonte.

24 vjeçarja ishte dërguar në spital, mirëpo aty ishte konstatuar se trupi kishte qenë pa shenja jete.

Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë rast dhe, sipas tyre, asgjë nuk është raportuar në Polici.

Deri tani nuk ka asnjë informacion rreth varrimit të 24 vjeçares, mirëpo dihet se ajo kishte qenë vajza e trajnerit të respektuar nga Mitrovica, Enver Salihut.